Gratë që duan të kenë fëmijë inteligjent, duhet t’i ndjekin këto këshilla në shtatzëni

Asgjë thuajse nuk ndryshon rëndësinë e efektivitetit të gjeneve në aspektin e jetesës së fëmijës në të ardhmen.

Megjithatë, mënyra juaj e jetesës gjatë shtatzënisë mund të ketë një rol të madh. Nuk është deklaruar ndonjë rrugë shkencore që duhet ndjekur, por MomJunction mendon se ka disa këshilla që mund të jenë efektive për rritjen e inteligjencës së fëmijës, deri sa ai është në mitër.

Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit

Siç jemi të gjithë të vetdëijshëm, rrezet e diellit janë ndër burimet më të mëdha të vitaminës D. E kjo vitaminë, sipas një studimi, tregon se ka një rol t mëadh në zhvillimin e trurit. Avitaminoza e kësaj vitamine mund të shkaktojë mosfunksionin e trurit.

Acidi folik

Acidi folik këshillohet të merret katër javë përpara konceptimit, me qëllim që të rritet koncentrimi i qarkullimit në gjak. Ky lloj minerali parandalon defektet në lindje, problemet me tru dhe komplikimet me shtyllën kurrizore të foshnjës.

Omega 3

Këto minerale ushqimore janë thelbësore në zhvillimin e acideve yndyrore në përgjithësi. Foshnjat që nuk marrin mjaft nga vaji i peshkut gjatë fazës së mitrës janë në rrezik të zhvillimit të problemeve të të pamurit dhe sistemit nervor më vonë në jetë.

Hekuri në gjak

Hekuri është një kimik i rëndësishëm që lidhet me oksigjenin përpara se të shpërndahet kudo brenda trupit. Prandaj, ky komponent është thelbësor në qoftë se dëshironi që truri i fëmijës tuaj të marrë oksigjen të mjaftueshëm.

Share With:
Translate »
766 Views