Dhurata e veçantë që Maddona i bëri të birit për 18 vjetorin e lindjes

Madonna shënoi 18 vjetorin e lindjes së djalit të saj Rocco me një portret të tij, formuar nga mini fotografi të fytyrës së vet këngëtares.

Këngëtarja 59-vjeçare, e cila ka djalë  Rocco-n me ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie, titulloi imazhin mbresëlënës: “Në syrin tënd ……… Fytyra ime mbetet. 18 vjet shkuan sa hap e mbyll sytë! #Gezuar ditelindjen dashuria ime.”

Madge (siç është quajtur nga shtypi rozë botëror) krenare që do të mbushë gjashtëdhjetë për vetëm pesë ditë, vazhdoi dedikimin e ditëlindjes për djalin e saj, duke postuar një seri të imazheve të saj me Rocco kur ai ishte i vogël.

Superstari është gjithashtu nënë e Lourdesit, 21 vjeçare, David Banda, 12 vjeç dhe binjakët pesëvjeçarë Ester dhe Stelle.

Ajo ka patur një marrëdhënie të vështirë me djalin e saj gjatë viteve të fundit dhe ata janë ndeshur në raste të shumta.

Në vitin 2016, Rocco u transferua me babain Guy Ritchie në Londër në mënyrë të përhershme kur regjizori fitoi një betejë të kujdestarisë.

Që atëherë, palët kanë bërë ndryshime dhe marrëdhënia midis tyre duket të jetë shumë më mirë.

Më parë këtë vit, Madonna pranoi se është më e vështirë të kujdesej për fëmijët e saj më të mëdhenj, pasi ata kanë nevojë për më shumë “udhëzime” kur rriten.

Ajo tha: “Lola ka një baba të ndryshëm nga Rocco dhe unë kam katër fëmijë të adoptuar, prandaj ka shumë ndikime të jashtme. Jam duke u përpjekur që të siguroj të njëjtën mençuri dhe dashuri për të gjithë.

“Unë kisha këtë ide qesharake se kur fëmijët rriten, ata mësojnë të kujdesen për veten dhe më lehtë. Por në të vërtetë, sa më shumë që rriten, aq më sfiduese bëhet sepse tani ata po rriten dhe vërtet kanë nevojë për udhëzime. ”

Ylli i popit gjithashtu pranoi se ajo është “polic i keq” në sytë e fëmijëve të saj.

Ajo i tha revistës People: “Unë jam polic i keq, unë jam ajo që thotë ‘jo’, e pranoj këtë rol, unë nuk jam prindi popullor”.

Share With:
Translate »
886 Views