Pritjes i erdhi fundi! Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Modelja e njohur e “Victoria’s Secret”, Chanel Iman vetëm pak muaj më parë ndau me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale lajmin se ishte në pritje të ëmbël dhe se së shpejti do të bëhej nënë për herë të parë.

Me sa duket pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe modelja 27-vjeçare lajmëroi mbrëmjen e djeshme se ditën e premte në 10 gusht, kishte ardhur në jetë fëmija i parë i saj me Sterling Shepard. Një vajzë bukuroshe të cilën e pagëzuan me emrin Cali Clay Shepard.

Modelja e bëri lajmërimin e ardhjes në jetë të vogëlushes së saj nëpërmjet një postimi në Instagram, ku publikoi edhe foton e parë të saj.

“Çdo shtytje dhe tkurrje e jotja ka qenë me vlerë për mua. Mirëserdhe në këtë botë, dashuria e mamit dhe babit, Cali Clay Shepard”, shkruante modelja krahas fotos ku shfaqej vogëlushja e saj.

Share With:
Translate »
646 Views