Zbardhet ngjarja në Fier: Gruaja tentoi të mbyste vajzat e mitura binjake i vuri dhe flakën banesës së burrit

Merr kthesë tjetër ngjarja e djeshme e raportuar në fshatin Grecalli të Fierit.

Gruaja 42 vjeçare e cila i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj kishte tentuar të mbyste edhe dy vajzat e saj të mitura binjake në lumin Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas të Fierit.

Rudina Kishta nga Elbasani bashkëjetonte me Ardian Gjikën dhe ishte rikthyer në banesë ditën e djeshme (13 gusht) pasi kishte qenë e larguar prej më shumë se 6 muaj më parë.

Mësohet se Rudina kishte tentuar ti mbyste vajzat e saj 6 vjeçare në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, 3- 4 km larg fshatit, Grecalli, ku banonte.

“Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë  dy vajzat e saja të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste  ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier. Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç” informoi sot policia e Fierit. 

Vajzat binjake Rudina nuk i kishte me Ardian Gjikën me të cilin bashkëjetonte. Nga dëshmia e këtij të fundit kuptohet se ajo vuante nga depresioni.

Ardian Gjika: Bëri edhe një herë një tentativë ajo zonja.  Sa takova një shok mora kafenë, zonja bëri tentativë për ta djegur një herë. Nuk e di ku vajti. Aty tek kthesa e pashë dhe i thashë se është shtëpia hapur. Sapo mora kafenë më thanë shokët po të digjet shtëpia.

-Pse ia kanë vënë flakën banesës?

Gjika“Bë vaki do të ketë qenë me depresion. Më tha se do të iki te nëna. Mbrëmë ishte. I thashë do të çoj në darkë. Kemi dy fëmijë të vegjël. Mos u mërzit i thashë se marr makinën dhe në darkë do të shkojmë. Është dëmtuar tërë malli që kisha. Tërë banesa. E pata 6 muaj përpara dhe iku dhe më tha mua do vij”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga Neni 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.

Share With:
Translate »
702 Views