Kontrollimi i e-maileve pas orarit të punës është i dëmshëm për partnerin dhe fëmijët
Ndaleni telefonin. Mjaft më duke thënë se po e ktheni vetëm edhe një e-mail. Kjo gjë nuk është e dëmshme vetëm për shëndetin mendor, por është duke jua dëmtuar edhe lidhjen me partnerin.
Kështu thotë një studim i Universitetit Virginia Tech, i cili ka zbuluar se të punuarit në shtëpi – qoftë edhe nëse i përgjigjeni e-maileve para se të flini apo në minutën që zgjoheni – i rritë nivelet e stresit në familje.
Ata kanë zbuluar se punëtorët e anketuar të universitetit e nënvlerësojnë ndikimin që ka stresi nga puna në shëndetin dhe lidhjen e tyre.
Autori i këtij studimi, William Becker, thotë se stresi dhe ankthi i punës, në veçanti kur është prezent në familje, i dëmton seriozisht jetët personale të njerëzve.
Shkencëtarët rekomandojnë që kur ta përfundoni orarin javor të punës dhe të vjen koha e vikendit, të relaksoheni dhe të mos mendoni fare për punën.
Mos i shqetësoni fëmijët dhe partnerin!