Eva Longoria shfaq format pas lindjes dhe na tregoi se është si të gjitha nënat e zakonshme
Eva Longoria është bërë nënë për herë të parë para dy muajsh. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Jose Baston janë bërë prindëtë një djali, të quajtur Santiago Enrique Baston. Ndodh shpesh që të çuditemi se si pak javë pas lindjes personazhet e famshëm vijnë në formë shumë shpejt, ndërkohë që një gruaje të zakonshme i duhen me muaj të tërë për t`iu rikthyer formave të mëparshme.
Edhe Eva na ka treguar se është si të gjitha nënat e zakonshme. Ajo është shfaqur rrugëve të Los Angeles-it duke shëtitur të birin me karrocë. E veshur me të zeza, ajo mbante në kokë një kapele sportive dhe një palë shapka praktike me gisht. Aktorja dukej shumë e qeshur, teksa shtynte karrocën e të birit. Eva dukej fiks si një nënë e re, e mbushur në fytyrë dhe me disa kilogramë më shumë, por si gjithmonë shumë e bukur.