Steve Jobs, historia e babait të munguar sipas vajzës së tij Lisa: Ti mban era tualet…!

Steve Jobs dhe Chrisann Brennan ishin të dy 23 vjeç kur vajza e tyre Lisa erdhi në jetë. Lisa Brennan-Jobs kujton krenarinë dhe dhimbjen e një fëmijërie që kaloi mes luftës për mbijetesë të nënës së saj dhe themeluesit të Apple.

Kjo është historia e një babai të munguar, i cili refuzonte të paguante më shumë se minimumin e mundur për mirëmbajtjen e vajzës së tij, për të cilën, pavarësisht provës së ADN-së, mohonte me forcë atësinë.

Ky burrë ishte themeluesi i Apple, Steve Jobs, i cili vlente 158 milionë paund në atë kohë. Por pavarësisht pasurisë, Steve refuzoi për vite më radhë të paguante një qindarkë për fëmijën e tij të parë, Lisa. Ai pretendonte se ishte steril dhe se ish-partnerja e tij flinte me të tjerë. Madje edhe kur rezultati i ADN-së vërtetoi që Lisa ishte e bija, ai sërish refuzonte ta besonte.

Këtë histori e tregon Lisa, 7 vjet pas vdekjes së mjeshtrit të Apple, duke e ekspozuar edhe një herë si “babanë e neveritshëm”. Ajo e përshkruan të atin si një burrë që nuk ishte bujar me paratë, ushqimin apo fjalët, pavarësisht pasurisë që kapte vlerën neto 7.8 miliard Paund.

Edhe kur ishte duke vdekur nga kanceri në pankreas dhe Lisa shkonte për ta takuar, i thoshte: “Ti mban erë si një tualet!”.
Ajo nuk do ta harrojë kurrë takimin e parë me themeluesin e Apple, kur sapo kishte filluar të pranonte atësinë.
“E di ti se kush jam unë?”, i tha me arrogancë të bijës. “Unë jam babi jot. Unë jam një nga njerëzit më të rëndësishëm që do njohësh ndonjëherë”.

Pas pak kohësh Jobs kërkoi falje për gjithçka dhe i rriti suportin financiar në 4000 dollarë në atë kohë. Por edhe pse nisi të bëhej pjesë e jetës së Lisas, marrëdhënia e tij me të bijën vijonte të ishte e tensionuar.
Ajo kujton një bisedë tjetër me të atin kur ishte vetëm 7 vjeç dhe kishte ndërruar rreth 13 shtëpi me të ëmën.
Steve Jobs shkonte një herë në muaj për ta takuar të bijën me një makinë të tipit “Porsche”. Një ditë Lisa e pyeti nëse do ta trashëgonte ndonjëherë atë makinë.

Jobs u tërbua dhe i tha: “Ti nuk ke për të marrë asgjë! E kupton? Asgjë!”.

Të gjithë i kanë ngritur arritjet e themeluesit të Apple në nivelin e Perëndisë. Por Lisa tregoi zemërimin e një vajzë të lënë pas dore, e cila është e zemëruar që i ati i saj vlerësohet ende kaq shumë, pavarësisht mënyrës sesi trajtonte familjen.

Mamaja e saj, Chrissan, gjatë përkujtimit të Jobs në 2009, e përshkroi këtë të fundit si “mizor” dhe tregoi se kur i kërkonte më tepër para për rritjen e Lisas ishte “sikur i tërhiqje dhëmbin”. /tiranapost.al

Share With:
Translate »
780 Views