E quajtën nënë të papërgjegjshme, ja si qëndron e vërteta pas veprimit të Kim Kardashain ndaj së bijës
Gjatë kësaj fundjave një veprim i Kim Kardashian ndaj vajzës së saj i ka çuditur të gjithë. Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ është fotografuar nga ‘Page Six’ në një restorant duke qëndruar në një tavolinë më vete nga vajza e saj.
Një person nuk ka ngurruar ta publikojë fotografinë online dhe ka shkruar se është vërtetë e trishtueshme. Pavarësisht se mund ta quajnë si nënë të papërgjegjshme, në fakt duket se e vërteta është shumë më ndryshe. Gjatë atij momenti Kim ndiqej nga paparazzi dhe nuk dëshironte që vajza e saj të dilte në fotografi. Kim Kardashian mundohet që fëmijët e saj gjithmonë t’i mbrojë në publik, duke qenë se ajo preferon që ata të kenë një fëmijëri të bukur si gjithë të tjerët. Në fakt ky është një problem i zakonshëm që i shoqëron shpesh prindërit e njohur dhe fëmijët e tyre, prandaj veprimi i Kim Kardashain është shumë i drejtë.