A lejohet dhe sa është e dëmshme zhurma e madhe gjatë shtatzënisë

Kur merrni lajmin se po prisni një fëmijë, sigurisht se sjell shumë gëzim dhe lumturi në jetën tuaj.

Por, sigurisht se kjo periudhë vjen me një listë të gjatë të gjërave që mund dhe nuk mund të bëni përgjatë 9 muajve të ardhshëm.

Përderisa ushqimi ndikon direkt në rritjen e zhvillimin e foshnjës suaj, janë edhe disa faktorë tjerë të jashtëm që mund të vendosin për gjendjen e mirë të bebes që po pritni.

Ndër këta faktorë mund të jetë edhe zhurma. Muzika në zë të ulët mund të ketë një efekt shumë qetësues edhe në nënat edhe tek bebet në bark, megjithatë, muzika në zë të lartë mund edhe ta dëmtojë atë.

Ja disa mënyra në të cilat muzika dhe zhurma e madhe mund të ndikojë në beben tuaj ende pa lindur:

1. Mund të ndikojë në dëgjimin e engjëllit të vogël.
2. Zhurmat e mëdha mund ta trembin beben.
3. Mund të shkaktojë stres.
4. Mund të sjellë rrezik për lindje të parakohshme.

Share With:
Translate »
1572 Views