Të jesh teze ose hallë nuk është vetëm qejf i madh por të bëka edhe mirë për shëndetin

Vetëm ato që kanë provuar do na japin të drejtë. Një nip ose një mbesë e vogël të zbukuron jetën. Zbulon për vetën gjëra që s’i kishe ditur më parë. Mëson të bësh si majmun, si avion, si elefant. Je gati të shpenzosh gjithë rrogën për dhurata dhe zbulon një dashuri kaq të madhe që s’e kishe njohur deri tani dhe çuditesh se si paske jetuar më parë pa të. Por ka edhe më.

Të jesh teze ose hallë të bën mirë për zemrën

Imagjino kur të merr në telefon dhe të thotë me atë zërin mjaltë të ëmbël “të kam xhaaaan”. Në atë moment çlirohen gjithë hormonet e mundshëm të kënaqësisë dhe trupi po shkrin i tëri. Për të mos folur për buzët vesh më vesh.

Të jesh teze ose hallë të stërvit trurin

Se nuk është dhe aq e lehtë të gjesh ditë për ditë lojëra, përralla, gjeagjëza për ta kënaqur mrekullinë e vogël. Nuk është e lehtë as të deshifrosh ato fjalëzat që i thonë gjysma gjysma. Të mbajnë gjithmonë alert.

Të jesh teze ose hallë të dobëson

Nuk është shaka ëëëë. Të hidhesh nga tavolina mbi krevat, nga divani në dysheme, të bësh kollotumba, të vraposh sa mos të të mbajnë më këmbët, të luash në lisharës, syllambylla, me top e çfarë të dojë tjetër nipi apo mbesa që e kanë ndarë mendjen të të nxjerrin shkumën.

Të jesh teze ose hallë mbetesh përherë e re

Sepse qesh aq shumë, sepse do aq shumë, sepse argëtohesh aq shumë dhe kur je me të nuk gjen dot kush është tezja, halla, nipi, mbesa. /tiranapost.al

Share With:
Translate »
2073 Views