Festa e malit të Tomorrit, presidenti Meta me familjen tek vendi i shenjtë

Këto janë ditët e mira, kur mbahet festa e malit të Tomorrit, dhe pelegrinazhi në këtë vend zgjat për pesë ditë.

Presidenti Ilir Meta, bashkë me familjen e tij, të shoqen Monika Kryemadhi, dy vajzat dhe djalin, është bërë pjesë e këtij pelegrinazhi.

“Mirëmëngjes nga maja e malit të shenjtë të Tomorrit!”, shkruan Meta, teksa publikon fotografinë familjare.

Festa e Abaz Ali Tomorrit, e njohur si festa e Kulmakut zgjat nga data 20 deri në 25 gusht dhe thuhet se gjatë vizitës që bëhet në teqen e Kulmakut, ndodh lidhja e njeriut me krijuesin e tij.

Lidhur me këtë festë nga ana e policisë janë marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e saj.

Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë si dhe janë vendosur tabela kufizuse për mjetet mbi 3.5 ton, gjithashtu janë marrë masa dhe për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.

Këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, gjithashtu për drejtuesit e autoveturave këshillojmë se rruga më e përshtatshme për tu ngjitur në malin e Tomorrit është aksi Poliçan-Çorovodë-Gjerbës-Teqe.

Share With:
Translate »
1189 Views