Yoga në shtatzëni dhe benefitet e saj në lindje

Çfarë duhet të dimë mbi Yogën në shtatzëni?

Yoga është një teknikë e lashtë e krijuar rreth 4000 vite më parë dhe e ka prejardhjen nga India.

Yoga në shtatzëni është e përshtatur me ushtrime specifike fizike të kombinuara këto me teknika specifike të frymëmarrjes dhe meditim.

Disa nga rregullat që duhet të respektojnë shtatzënat përpara se të fillojnë Yogën:

  • Yoga duhet të fillojë pas javës së 16-të të shtatzënisë
  • Yoga duhet të kryhet vetëm me konfirmim të mjekut
  • Të kryhet nga Instruktorë të specializuar dhe të çertifikuar për kurse Yoge në shtatzëni

Udhëzime të ndryshme:

  • Kryeni Yoga 2-3 herë në javë
  • Kohëzgjatja 1 orë/për seancë
  • Mbani veshje komode
  • Ushtrohuni 3-4 orë pas konsumimit të vaktit
  • Qëndroni të hidraturara / pini ujë
  • Ushqehuni 30 min pas Yogës

Benefitet e Yogës në shtatzëni?

  • Përmirëson ekuilibrin, stabilitetin, përqëndrimin dhe gjumin
  • Redukton intensitetin muskulor dhe furnizon me oksigjen organizmin tuaj dhe të bebit, kjo sajë aplikimit të teknikës së duhur të frymëmarrjes
  • Ndihmon në qarkullimin e mirë dhe stabilitetin e presionit të gjakut
  • Lehtëson frymëmarrjen, të përzierat, urthin, konstipacionin, enjtjen, dhimbjen e mesit dhe ngërçet
  • Redukton stresin & ankthin
  • Redukton kohën e lindjes duke përshpejtuar proçesin e lindjes
  • Jep ndjesi relaksi fizik dhe emocional
  • Ushtrimet me topin e lindjes largojnë diskomfortin gjatë lindjes dhe ndihmojnë në mirëpozicionimin e bebit gjatë proçesit të lindjes

Me pak fjalë, nëse ushtroni Yoga gjatë shtatzënisë do të…

  • Shtoni më pak në peshë
  • Keni Lindje me të lehtë
  • Ndiheni më mirë dhe do të “komunikoni” me bebin tuaj
  • Ndjeni më pak dhimbje mesi
  • Keni më pak vështirësi në jashtëqitje
  • Keni më tepër energji
  • Keni proçes më të shkurtër të lindjes
  • Kontrolloni më mirë botën emotive (stresin)
  • Nuk do të ndjeni fryrje, ngërçe… etj
  • Flini më mirë
  • Reduktoni shanset për lindje me operacion
  • Lindni një fëmijë ‘sportiv’

Share With:
Translate »
681 Views