Skandali i radhës përfshin ‘Shtëpinë e Bardhë’, Trump ka një fëmijë të jashtëligjshëm

Një nga ish-rojet e kullës së Trump duket se ka patur në dorë skandalin e radhës që ka përfshirë presidentin e SHBA-ve. Dino Sajudin nëpërmjet avokatit të tij ka treguar historinë e Donald Trump me një nga shërbyeset e tij, lidhje kjo që ka patur si fryt një fëmijë. Sajudin nuk mund ta përmendte këtë marrëdhënie, pasi në 2015 ka nënshkruar një kontratë me ‘American Media Inc’, që ja ndalonte ta fliste me njeri këtë çështje. Por tani që kontrata ka përfunduar asgjë nuk e ndalon atë të flasë. CNN ka publikuar kontratën me kushtet e saj, ku shkruhet se AMI ka të drejtat ekskluzive të historisë së Sajudin, por nuk jepen të tjera detaje përveç pjesës: “Burimet do të ofrojnë informacion përsa i përket fëmijës legjitim të Donald Trump”. Sajudin nuk kishte mundësi të diskutonte mbi nënshkrimin e kontratës, për shkak të një ndëshkimi financiar nga kompania në fjalë. Ndërkohë pretendimi i Sajudinit se Trump ka një fëmijë jashtë martese nuk është konfirmuar nga asnjë prej atyre që kanë investiguar këtë histori. Duket se skandalet që kanë të bëjnë me Donald Trump nuk kanë të ndalur. Madje flitet se do të kërkohet tërheqja e tij nga posti i presidentit të SHBA-ve.

 

Share With:
Translate »
546 Views