Katër gjëra që çdo prind duhet të dijë për abuzimin seksual

Ne nuk mund t’i mbrojmë gjithmonë fëmijët tanë, por ne mund t’i përgatisim ata.

Julie ka punuar më parë në mbrojtjen e fëmijëve dhe aktualisht është vullnetare në “Luftën Kundër Abuzimit të Fëmijëve” në  Australi.

Kur fëmijët tanë janë të vegjël, është e lehtë që t’i mbash ata larg rrugës, por ndërsa rriten ditët e rritjes shkojnë shpejt, fjetjet dhe kampet shkollore mund të jenë një makth për prindërit, shkruan Kidspot.

Sigurisht ne duam t’i mbajmë afër por në një moment ne duhet ta balancojmë këtë dëshirë për t’i mbajtur ata të sigurt, me detyrimin tonë për t’i ndihmuar ata të forcojnë veten e tyre në përgatitje për ditën kur ata do të jenë larg shtëpisë.

Pra, si t’i mbajmë fëmijët tanë të sigurt kur nuk mund të jemi me ta?

Hapi i parë është edukimi. Fëmijët tanë duhet të dinë për trupat e tyre, për seksin, pëlqimin dhe abuzuesit seksualë, por mbi të gjitha ata duhet të dinë se mund të vijnë tek ju në çdo kohë, me çdo çështje, pa marrë parasysh se çfarë thotë ose bën dikush tjetër.

Disa prindër shmangin edukimin seksual me besimin e gabuar se duke vepruar kështu po mbron pafajësinë e fëmijës së tyre.

Pastaj zgjidhni një libër të mirë për fëmijën tuaj.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, është se duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë për abuzimin.

Ata duhet të dinë në fillim që të respektojnë këtë, por gjithashtu duhet të dinë se askush nuk duhet të prekë trupin e tyre pa pëlqimin e tyre.

Edhe pse kemi dëshirë, nuk mund të jemi me fëmijën tonë gjatë gjithë kohës, por me një përgatitje të vogël, ne mund t’u japim atyre mburoja dijesh dhe besim për t’i ndihmuar ata të mbrohen ndërsa eksplorojnë botën.

Share With:
Translate »
746 Views