Princi William ka një shenjë në fytyrë nga fëmijëria por ndryshe nga Kate ai e tregon

Në ndryshim nga bashkëshortja e tij, Kate Middleton, princi William nuk e ka problem të flasë për shenjën që ka në ballë prej vitesh. Pothuajse në të njëjtin vend si Kate, princi William kur ishte 13 vjeç teksa luante golf me një shok u lëndua në ballë dhe kjo shenjë nuk iu hoq më. Miku i tij e goditi pa dashje me topin e golfit dhe princi Harry tashmë e tregon si një histori komike këtë ngjarje të fëmijërisë.

Mirëpo, nga ana tjetër bashkëshortja e tij, Dukesha Kate refuzon të tregojë se ku është lënduar në pjesën e rrethit të kokës. Pallati mbretëror ka treguar se shenja i ka ardhur si pasojë e një operacioni në fëmijëri, por dyshimet janë se kjo nuk është arsyeja e vërtetë e kësaj shenje.

Gjithsesi, Kate dhe William paskan edhe një të përbashkët; shenjën në fytyrë!

Share With:
Translate »
799 Views