Roza Lati uron mami Ritën për ditëlindje me një dedikim të veçantë

Rita dhe Roza Lati kanë një nga marrëdhëniet më të veçanta dhe me të bukura nënë e bijë. Në çdo moment të jetës kanë pasur pranë njëra-tjetrën dhe sigurisht që këto çaste kanë krijuar një lidhje kaq të fortë. Ditën e sotme, “mbretëresha e Rozës”, Rita Lati feston ditëlindjen e saj. Përkrah urimit emocionues, Roza ka sjellë në kujtesë disa kohë të shkuara, nga fillimet e Ritës në karrierën e saj si aktore. Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, Rita duket e njëjtë dhe duket sikur koha ka ndalur për të.

Roza ka zgjedhur pikërisht këtë mënyrë për ta uruar për t’u treguar të gjithëve se nëna e saj ka qenë dhe do mbetet një ndër artistet më të mira. “Sot për ditëlindjen tënde o mamo nuk do publikojë foto të kohëve të fundit, por, këto dy foto të vjetra… Që tregon zanafillën e genit tënd artistik… Që tregon se ke qenë dhe do mbetesh artiste, mbretëreshë, diva”, – ka shkruar Roza.

Më tej ajonuk ka ngurruar ta falenderojë nënën e saj që i ka mësuar çdo gjë në jetë dhe që e ka ndihmuar për të formësuar karakterin e saj.

Share With:
Translate »
2902 Views