Serena Williams nuk do ta festojë ditëlindjen e parë të vajzës dhe ka një arsye të veçantë

Ylli i tenisit Serena Williams ka vendosur që të mos e festojë ditëlindjen e parë të vajzës së saj Olimpia  për një arsye shumë të veçantë.

Ky vendim i saj lidhet me besimin e saj fetar dhe faktin që ajo është Dëshmitare e Jehovait. Në një konferencë për shtyp të dhënë së fundmi, ajo u pyet nga gazetarët nëse do t’ia festonte ditëlindjen vajzës së saj dhe përgjigja e saj ishte mëse e prerë.

“Olimpia nuk i feston ditëlindjet sepse ne jemi Dëshmitarë të Jehovait, prandaj nuk bëjmë festa të tilla”, tha 36-vjeçarja.

Dëshmitarët e Jehovait nuk festojnë festat fetare si, Krishtlindjet dhe Pashkët, gjithashtu edhe ditëlindjet. Ata besojnë se këto lloj festash kanë origjinë pagane.

Në një intervistë të dhënë vitin e kaluar për prestigjiozen “Vogue”, 23 herë fituesja e “Grand Slam” është shprehur se për të, të qenit Dëshmitare e Jehovait është shumë e rëndësishme.

“Të qenit Dëshmitar i Jehovait është shumë e rëndësishme për mua, por unë kurrë nuk e kam praktikuar në të vërtetë dhe kam dashur që ta bëj diçka të tillë. Alexis nuk është rritur në ndonjë kishë, por është i hapur ndaj fesë”, ka thënë tenistja.

Kujtojmë që Williams, u martua vitin e kaluar me partnerin e saj, Alexis Ohanian në një ceremoni madhështore që kapte vlerën e 1 milionë dollarëve.

Share With:
Translate »
687 Views