Njihuni me vogëlushen që kishte dy ëndrra, të takonte Drake-un dhe të bënte transplant zemre

Sofia Sanchez është 11 vjeç dhe është paciente e Lurie Children’s Hospital. Para pak kohësh, ajo kishte dy ëndrra të takonte Drake-un dhe të bënte transplant zemre, pasi vuan nga kardiomiopatia. Ajo tërhoqi vëmendjen e Drake-ut, pasi kishte postuar një video #KikiChallange me këngën e famshme të Drake-ut “In My Feelings”. Ajo e kishte xhiruar videon në korridorin e spitalit dhe menjëherë sapo ka shkuar në Chicago, Drake ka vizituar vogëlushen. Ai ka treguar se ata biseduan për Justin Bieber-in, për kukuvajkat dhe për basketbollin.

Pas kësaj vizite Sofia ishte shumë e lumtur dhe ka postuar një video, ku tregon se është shumë e lumtur që iu plotësua dëshira e parë, ndërsa vazhdon: “Dëshira tjetër ishte të bëja një transplant zemre dhe do të më bëhet realitet së shpejti.” Në atë kohë e ëma i jep lajmin se dëshira e saj sapo është plotësuar. Reagimi i vogëlushes në videon e mëposhtme na përloti të gjithëve.

OMG !!!!!!!

A post shared by Sofia (@sofiamireya2018) on

Dhe ashtu ndodhi, operacioni u krye të hënën dhe zgjati 12 orë. Kirurgu që asistoi në operacionin e Sofias është shprehur se çdo gjë shkoi shumë mirë, edhe pse të tilla operacione janë shumë delikate.

 

Share With:
Translate »
708 Views