Fuqia Avengers! Aktorët e “Marvel” u bashkuan për vogëlushin e sëmurë

Superheronjtë e “Avengers” bashkuan forcat për të mbështetur një djalosh të sëmurë me kancer, për ta ndihmuar të kalojë periudhën e vështirë të trajtimeve mjekësore.

Aktori i “Spider-Man: Homecoming”, Tom Holland, protagonisti i “Deadpool”, Ryan Reynolds dhe vetë Captain America, Chris Evans janë disa prej ikonave “Marvel” që i uruan shërim të shpejtë 17-vjeçarit.

Këtë muaj, e ëma e tij ndërmori një fushatë në mediet sociale, “Të mblidhen sa më shumë mesazhe nga personazhe të njohur të ekranit, ndërsa është ende gjallë”, dhe dëshira e saj u mbiplotësua.

Share With:
Translate »
733 Views