Historia e 35-vjeçarit: Kam 6 fëmijë me 6 gra të ndryshme, t’i tregoj të dashurës së re?

Kam gjashtë fëmijë me gjashtë gra të ndryshme, por tani ajo që dua është të kem një lidhje stabël. Kështu e nis letrën e tij një burrë drejtuar psikologes të “The Sun”.

Ja çfarë shkruan në letër:

Seksi me bashkëshorten time të re është brilante dhe më pëlqen të kujdesem për të. Por a duhet të jem i sinqertë me të dhe t’i tregoj se ende bëj seks me disa nga ish-et e mia?

Jam 35-vjeç dhe lidhja ime më e gjatë ka qenë me nënën e fëmijës tim të parë, plot tri vite. Djali jonë tani është 10 vjeç. Ishim shumë të lumtur derisa flirtoi me shokun tim më të mirë.

Për vite me radhë nuk kisha të bëja me të, ndonëse e pashë djalin tim vitin e kaluar, i cili ka nevojë për mua.

Gjatë tetë viteve të fundit kam pasur shumë të dashura, ku me pesë prej tyre kanë edhe fëmijë.

Kam dy djem të tjerë dhe tri vajza që i dua të gjithë shumë, por që nuk kam arritur që t’i shoh të gjithë shpesh. Që të gjithë kanë nëna të mira dhe e konsideroj veten një baba me fat. Gjithmonë u kam bërë dhurata për ditëlindje dhe Krishtlindje.

Por së fundmi takoja shpesh mamanë e djalit të dytë dhe të vajzës së vogël. Janë shumë të veçanta për mua. Edhe pse të ndarë bënim seks dhe ishte gjithmonë fantastike.

Që të dyja më lanë sërish sapo morën vesh se i tradhtoja, pasi nëse nuk do e zbulonin do isha sërish me të dyja. Tre muaj më parë takova një vajzë 27-vjeçare në një klub nate. Ajo më buzëqeshi dhe unë u gëzova.

Biseduam gjatë gjithë darkës, kërcyem dhe më pas shkuam te shtëpia e saj për një natë pasiononte. Rashë në dashuri me të dhe ndihem mirë teksa e shikoj çdo ditë.

Dilema ime është nëse duhet t’i tregoj për gjashtë fëmijët? T’i tregoj se kam bërë seks me ish-et e mia? Apo ta lë këtë vajzë e të rikthehem me një nga nënat e fëmijëve?

Përgjigja e psikologes:

A po përsëritni modelin që ka patur babai juaj dikur, ose ndoshta mamaja? Fatkeqësisht, rreziku që fëmijët tuaj, të cilët nuk marrin kujdesin e plotë nga ana juaj, do të rriten duke ndjekur shembullin tuaj.

Fëmijët duhet të dinë se prindërit e tyre i duan ata çdo ditë, jo vetëm për ditëlindje dhe Krishtlindje.

Para se të shkoni një hap më tej, ju lutemi flisni për historinë tuaj emocionale dhe marrëdhëniet tuaja – me partnerët, prindërit dhe fëmijët – me një këshilltar, kështu që mund të përpiqeni të siguroheni që lëvizjet tuaja të ardhshme janë konstruktive për të gjithë të përfshirë.

Share With:
Translate »
655 Views