Në Zelandën e Re festohet dita e baballarëve, Vesa Luma ndan me të gjithë foton më të bukur të meshkujve të familjes

Dita e sotme është tepër e veçantë për Vesa Lumën dhe familjen e saj. Prej kohësh tashmë, këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj Big Basta, bashkë me të voglin Lian janë zhvendosur drejt Zelandës së Re. Në shtetin në fjalë sot festohet dita e baballarëve dhe Vesa nuk mund të mos shkruante dy fjalë për meshkujt më të rëndësishëm në jetën e saj. “Gëzuar ditën e baballarëve Big Basta. Lian është shumë me fat që të ka ty si model. Je babai më i mirë në botë”,-ka shkruar ajo krahas fotos së ëmbël të tyre.

Ndërkohë festimet i kanë zhvendosur drejt një qendre argëtimi hapësinore, nga ku Vesa ka publikuar video të të birit teksa luan.

Share With:
Translate »
704 Views