Luana Vjollca feston ditëlindjen, nëna e saj i bën një dedikim plot krenari: “Nuk le sundyk e sirtar, i nxorre ëndrrat…”

Ditën e sotme moderatorja e njohur Luana Vjollca feston ditëlindjen e saj dhe mbush 27 vjeç. Në rrjetet sociale ka patur shumë urime nga miqtë dhe të afërmit e saj, por ai ç’ka ka tërhequr më shumë vëmendjen është pikërisht urimi i nënës së saj Marias.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto me Luanën e përbri shkruan:

“Lumturia ime, e vogla ime pac edhe 100 vite të bukura ! Tu realizofshin gjitha dëshirat tuaja si ti di të kërkosh e këmbëngulësh! Nuk le “sundyk e sirtar “, i nxorre “ëndrrat” e po vazhdon ëndrrën tënde të madhe të shpirtit! Dashuria ime , e vogla ime falenderoj Zotin që më zgjodhi të marr kaq shumë dashuri e lumturi!”

E në anën tjetër Luana nëpërmjet komentit në foton e nënës së saj i ka treguar se çdo gjë që bën e bën edhe për të…

E pra, Maria dhe Luana gjithmonë na tregojnë raportin e ngushtë nënë e bijë…

Share With:
Translate »
1197 Views