Ish-ministrja marton motrën, publikon pamjet nga dasma madhështore
Ish-ministrja Klajda Gjosha para pak ditësh ka përjetuar emocione të mëdha teksa motra e saj i është drejtuar altarit. Dasma është zhvilluar në kalanë e Lëkursit dhe Klajda ka publikuar foto nga momente më të veçanta me dedikime emocionuese. “Unë jam kaq krenare që jam motra jote dhe aq e lumtur që kam qenë pjesë e përrallës suaj! Ti dhe Wybe jeni çifti më i bukur në botë. Ishte me të vërtetë një martesë e zjarrtë”,-ka shkruar ajo.

Në njërën prej fotove Klajda shfaqet krah vëllait të dhëndrit i cili mesa duket nuk është shqiptar. “Motra më e lumtur e nuses dhe vëllai më i lumtur i dhëndrit! Duke ecur poshtë rreshtit dhe gati për disa momente të veçanta të dy njerëzve tanë më të veçantë”,-ka shtuar ish-ministrja.

Kujtojmë se Klajda Gjosha ka qenë Ministre e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë.