Çiljeta Xhilaga jep lajmin e bukur, familja shtohet me një anëtar të ri
Teksa hiti i saj “Bonbone” po bën namin e po dëgjohet kudo, Çiljeta Xhilaga po shijon jo vetëm suksesin në anën profesionale, por edhe jetën private duke kaluar kohë me familjen e djalin e saj, Fernandon.
Këngëtarja e njohur poston shpesh foto me djalin e saj 5 vjec me të cilin kalon kohën më të madhe. Vogëlushi simpatik i ka kërkuar mamasë t’i blejë një qen dhe këngëtarja ia ka plotësuar dëshirën.
Këngëtarja e njohur ka postuar në Instastory një foto ku prezanton anëtarin e ri të familjes. “Pjesëtari i ri i familjes tonë”, shkruan këngëtarja teksa ka zbuluar se ajo dhe Fernando kanë vendosur ta quajnë qenushin e bardhë Tobi.