Shtëpia e shkatërruar në Shijak s’do të duket më ashtu, Rama sapo bëri një ndryshim për familjen e varfër

htëpia e shkatërruar e familjes Hysen Zhupanit në Shijak tërhoqi vëmendjen e medias javën e kaluar, pas vizitës së kryeministrit Edi Rama.

Gjatë takimit me kryefamiljarin, të shoqen dhe tre fëmijëve, të cilët jetonin në kushte mjerimi, Rama premtoi se shtëpia do të rindërtohej dhe mobilohej.

“Do shihemi shpejt besoj, para se të vijë dimri”, i premtoi Rama familjes më 30 gusht teksa tha, “Nuk e prisja kaq të tmerrshme”.

Por këtë të mërkurë, e cila përkon me ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Rama dha një lajmin e mirë.

“Në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj, është fjala që më ndihmon shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, ‘Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën”, shkruan Rama teksa publikoi videon.


Në të shihet familja Zhupani duke u larguar nga banesa e tyre e vjetër, ku ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i çon në shtëpinë e tyre provizore.

Ajo u bën me dije se tashmë kanë filluar punimet për shtëpinë e tyre të re, në mënyrë që të jetë gati para mbërritjes së dimrit.

Gjithashtu ajo ju dhuroi libra dhe çanta fëmijëve, duke iu uruar sezon të mbarë shkollor dhe suksese.

Share With:
Translate »
685 Views