Ju kujtohet rosaku Donald, një skicë e tij kushton mijëra dollarë, ja arsyeja
Një vizatim i punuar me dorë i rosakut të famshëm Donald dhe i nënshkruar nga Walt Disney, u shit në një ankand të mbajtur në Los Anxhelos për 12 mijë dollarë (pak më shumë se 10 mijë euro).
Është një shembull i rrallë i një skice të bërë nga babai i Mickey Mouse & Co, i cili në përgjithësi preferonte të linte pjesë të vizatimit me dorë të animatorëve të saj.
Vizatimi me laps tregon karakterin e krijuar në vitin 1934 si një shok i Mickey Mouse, me kapelën e marinës së markës tregtare, ndërsa Walt Disney ka nënshkruar edhe emrin e tij.
Identiteti i blerësit është i panjohur.
Michael Kirk, menaxher i ankandit në Nate D Sanders, tha se “është e rrallë të gjejmë një ilustrim të rosakut Donald dhe të nënshkruar nga vetë Walt Disney”.