Adelina Tahiri prezanton padashje për herë të parë portretin e të birit
Ka vetëm pak ditë që këngëtarja Adelina Tahiri është bërë nënë. Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë që mban emrin Joni.
Në fillimet e saj u desh pak kohë derisa Adelina të konfirmonte lajmin derisa filluan dhe fotot e para me barkun e rrumbullakosur.
Megjithatë ajo ende nuk ka postuar një foto të djalit. Por nga një story i saj në Instagram, syrit të Kids’ Time nuk i shpëtoi eko morfologjike e Jonit kur ishte në barkun e mamit që ndodhet e pozicionuar në raftin e dhomës së tij.
Është ende shpejt për të thënë se kujt i ngjan, por të paktën një ide rreth portretit e kemi. /Kids’ Time
