Kur të gjithë po presim lajmin e bebit, Jona na rikthen edhe një herë në dasmë me fotot e papublikuara
Kur me siguri në familjen e tyre ka nisur numërimi mbrapsht, për të mirëpritur pjesëtarin më të ri të familjes, moderatorja simpatike ka vendosur të bëhet nostalgjike dhe të nxjerr nga arkiva disa foto që nuk i kishim hasur më parë.
Ndonëse, shtatzënia e saj u mbajt në fshehtësi të plotë për muaj të tërë, po aq sa edhe ceremonia e dasmës, prej së cilës fillimisht dolën disa foto nga të pranishmit e aty, e ditë më vonë ishte vetë Jona Spahiu që zgjodhi të publikojë foton më identifikuese nga një ngjarje e tillë, tashmë ajo ndan me të gjithë momentet më të bukura nga kurorëzimi i dashurisë së saj me Frenklin.
Përqafimet me prindërit, kërcimi, shoqëria, puthja me partnerin, e shumë momente të tilla pikante kalojnë si nëpër film në këto foto të fundit që Jona ka zgjedhur të publikojë bashkë me një dixhiturë në të: “Nuk ka nevojë për ditë speciale për të kujtuar emocione speciale”, thekson ajo.
Dhe ata duken një familje kaq e bukur!