Sportet që Pipa Middleton nuk i ka ndaluar edhe gjatë shtatzënisë

Shpesh dëgjojmë për fenomenin që kur gratë janë në pritje të ëmbël, nuk duhet të ushtrojnë aktivitete fizike të caktuara. Diçka është e sigurt, duhet të jenë më të kujdesshme në veprimet që bëjnë. Por kjo nuk do të thotë që të rrinë këmbëkryq. Disa nga aktivitetet që u lejohen janë këto:

Noti: Është një nga aktivitetet që një mama e ardhshme mund të bëjë. Ai përfshin levizjen e muskujve të ndryshme të trupit. Ai ndihmon në  heqjen e stresit dhe mban trupin në formë.

Ecja: Eshtë një aktivitet i sigurtë sidomos për ata që nuk janë shumë persona sportivë dhe dashamirës të palestrës. Ecjen mund ta bëni dhe me njerëz të tjerë dhe në këtë mënyrë kaloni kohë duke shkëmbyer njohuritë që keni.

Kërcimi: Klasat e kërcimit janë shumë të shpeshta në palestra apo dhë në ambiente të tjera. Ky aktivitet do t’u shërbejë grave shtatzëna për të mësuar se si të lëvizin në mënyrë harmonike dhe pse me pak peshë më shumë.

Joga: Ndihmon në reduktimin e stresit, lehtëson dhimbjen e muskujve dhe dhe gjithashtu mund te evitojë pjesën e të vjellave në shtatzëni.

pipaburrisportole

Dy nga këto aktivitete i preferon dhe motra e dukeshës Kate, Pippa Middleton. Gjatë shtatzënisë së saj ajo nuk i ka ndaluar ato: Çiklizimin dhe notin. Pippa është shprehur se ndihet shumë mirë kur noton. Ajo bën gjithashtu ushtrimet të caktuara për aq kohë sa nuk e tepron dhe kjo nuk kthehet në diçka negative për shëndetin.

Share With:
Translate »
631 Views