Meghan Markle shtatzënë? Dalja e fundit publike ngre dyshime të forta

Prej disa muajsh përflitet se Dukesha Meghan Markle është në pritje të fëmijës së parë. Në daljen e fundit publike, fansat janë të bindur se ajo është shtatzënë. Së fundmi Meghan është shfaqur përkrah Princit Harry veshur me një fustan blu, i cili pavarësisht se ishte i lirë, tregonte barkun e fryrë.

Megjithatë lumturia e fansave për një shtatzëni të mundshme nuk zgjati gjatë, sepse një burim ka thënë për ‘Us Weekly’ se Harry dhe Meghan nuk janë ende gati për t’u bërë prindër. “Ata të dy duan shumë të krijojnë një familje, por këto kohë janë shumë të zënë. Harry dhe Meghan janë shumë të përqëndruar në punët e tyre dhe në mbrojtje të kauzave për të ndërgjegjësuar njerëzit”, – ka thënë ky burim. Megjithatë ëshë e sigurt se pallati mbretëror do të jap menjëherë njoftim në momentin e parë që Meghan dhe Harry presin të bëhen prindër për herë të parë.

Share With:
Translate »
901 Views