Këngëtari shqiptar jep lajmin e madh, baba për herë të parë
Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Jon Tarifa i cili e zhvillon karrierën jashtë Shqipërisë, (kryesisht në Hollandë), i ka dhënë fund beqarisë rreth dy vjet më parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Kimberly janë martuar në Tiranë, në një ceremoni mes miqve e familjarëve të tyre.
Ndërsa sot, dashuria e tyre po bekohet me një bebush! Ka qenë vetë këngëtari që ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në Instagram. “Dashuria jonë po krijon jetë” shkruan ai krajas kësaj fotoje të mrekullueshme të shkrepur në Bali të Indonezisë. Ne i urojmë çiftit pritje të ëmbël! /Kids’Time/