‘Të durosh një motër si unë’, Olta Gixhari përlotet nga surpriza që i bëjnë në studio

Ajo që të gjithë e njohin si Gerta Gixhari dhe që të gjithë arrijnë ta dallojnë (edhe nëse nuk e njohin) që është motra e Olta Gixhari, ka një raport të jashtëzakonshëm me aktoren e teatrit. Eta, ashtu siç e ka thirrur gjithë jetën Olta, jo vetëm që është një prej gazetareve më të njohura të TVSH-së, por është shpesh e ftuar në panele duke u bërë pjesë e bisedave që ngjallin debat në publik apo botës së njohur të njohur të showbiz-it.

Ndërsa për Oltën, Gerta, Eta, është motra e shpirtit. Të dyja, qysh në fëmijëri edhe sot janë shumë të lidhura. Motra e madhe e këshillon shumë Oltën si më e vogël, por edhe aktorja, duke e ditur rolin e saj, ia lejon vetes të bëjë të llastuarën herë pas here.

Prej pak muajsh, aktorja i ka hyrë një biznesi që merret me pasuritë e patundshme në Durrës. Jeta mes teatrit dhe biznesit, për të nuk është aspk e lehtë, por fillimet kanë shenja të mira, kështu që Olta është entuziaste. Sot, nga studio e “Rudina” në Tv Klan, Olta rrëfeu një pasion tjetër për biznesin dhe gjërat që i ndërton vetë, por pa lënë mënjanë edhe punën e saj si aktore.

Le të mos flasim pastaj për “punën” si teze. Olta është shumë e lidhur me dy nipat e saj, madje sapo i kujton thotë se nuk është e sigurt nëse një ditë do të dojë fëmijët e saj më shumë se ata: “Për kokën time jam shumë e lidhur”,- thotë ajo e përlotur sapo Rudina i kërkon të rrëfejë raportin që ka me dy djemtë e Gertës: “Me nipat jam shumë e lidhur, aq sa gjithmonë them që nuk e di nëse ndonjë ditë do të dua fëmijët e mia kaq sa këta…”

Ndërsa ishte duke rrëfyer e emocionuar për këtë raport, papritur në ekran shfaqen dy nipat e Oltës për ta përshëndetur tezen dhe për t’i bërë asaj kërkesat e radhës: “Unë të dua shumë Olta dhe dua të më premtosh që do më shoqërosh në shkollë”, – tha i madhi në video si për ta detyruar tezen të premtojë publikisht.

“Pa diskutim që po, siç bëra vitin e kaluar”, – tha aktorja e përlotur nga surpriza, duke treguar edhe një histori të shkurtër që nipi e mbante mend shumë mirë. Vitin e kaluar, ishte ajo që ia bleu çantën dhe i dukej sikur ajo çantë do të thoshte shumë për të. Kështu ndodhi, sepse ai e mbante mend shumë mirë që çantën e parë ia bleu tezja dhe e shoqëroi për në shkollë….

Ashtu, e përlotur nga emocionet, Olta shtoi se motra e saj Gerta bën gjithçka jo vetëm për dy djemtë e saj, familjen dhe profesionin, por bën shumë edhe për motrën e vogël: “Të durosh një motër si unë që nuk është e lehtë, sepse kam edhe unë  tekat e mia…” – thotë ajo me të qeshur.

Ndërsa kur të bëhet nënë vetë, Olta e ka përgatitur terrenin: “Fëmijët e mi, unë do ia lë në shtëpi dhe do iki, e kam përgatitur për këtë. Ajo e di shumë mirë pozicionin e motrës së madhe, por edhe unë përfitoj nga kjo e ia lejoj vetes edhe ta teproj.”

Por Oltës i shkojnë tekat apo jo?

Share With:
Translate »
717 Views