Shkolla nis të hënën/ Mësuesit dhe nxënësit duhet të bëjnë kujdes nga vendimi i ri i qeverisë

Vetëm dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, Kryeministri Rama pati nja takim me të gjithë mësuesit që janë bërë pjesë e sistemit arsimor falë portalit ‘Mësues për Shqipërinë’. Gjatë takimit të sotëm, Rama tha se as nënësit, as mësuesit nuk do të lejohen që të mbajnë telefona në shkollë.

Një nismë e tillë sipas Kryeministrit, do të shtrihet më pas edhe në institucionet shtetëtore, pasi janë bërë si klube internet: “Nuk do të lejojmë celular në shkollë. As për fëmijët dhe as për mësuesit, do të duhet t’i dorëzojnë në fillim të mësimit dhe t’i marrin në fund. Muajin e parë ta bëjmë muaj edukimi dhe në muajin e dytë, merren hidhen në plehra, sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor. Dhe çfarë bëjmë me ndotësit me rrezikshmëri të lartë? I varrosim dhe i riciklojmë. Ky do të jetë një ndryshim i madh. Po përgatitemi të heqim celularët edhe nga institucionet e shtetit, që janë bërë si klube internet” – tha Rama në takimin me mësuesit.

Kështu, duke nisur nga dita e parë e shkollës, të gjithë mësuesit dhe nxënësit duhet të bëjnë kujdes. Pas tyre, edhe të gjithë punonjësit e administratës, për të cilët do të zbatohet i njëjti vendimi së shpejti.

Share With:
Translate »
949 Views