E mbajtën private por një motër si Lori tregon prapaskenat e dasmës së Sarës dhe Ledionit | Video
Kanë qenë shumë hermetikë para, gjatë dhe pas dasmës familja Liço-Hoxha për dasmën e Sarës dhe Ledionit. Asnjë foto, asnjë postim që tregonte se ata po përgatiteshin. Tashmë që dasma ka përfunduar, Sara, Lori dhe mikeshat e tyre kanë filluar të publikojnë foto nga dasma e madhe e 11 gushtit. Fotot e bukura, të kuruara në çdo detaj na i ka sjellë Sara, mirëpo Lori na sjell prapaskenat e dasmës. Me flokë aspak të rregulluara, pa grim dhe pa gjumë, përmes një video Lori na tregon sesi ishte atmosfera përpara dasmës së Ledionit dhe Sarës.

Ajo së bashku me mikeshat e ngushta, Sonelën dhe Anxhelën kanë filmuar këto momente gazmore përgatitore dhe kanë vendosur që t’i publikojnë si një mini film të shkurtër.