Motrat Hoxha gjetën mënyrën origjinale për ta patur babain e ndjerë në dasmën e Sarës
Ndonëse ka kaluar gati një muaj nga dasma madhështore e trashëgimtares së “Top Channel”, Sara Hoxha dhe moderatorit Ledion Liço, ajo vazhdon të jetë po njësoj në qendër të vëmendjes.
![]()
Në një film prej 30 minutash që Lori ka publikuar ditën e djeshme në YouTube në bie në sy edhe reagimi i nënës së nuses, Vjollca Hoxhës.
![]()
Presidentja e “Top Media”, si çdo nënë është përlotur teksa ka përqafuar vajzën e saj, e cila vetëm pak minuta më pas do të niste një kapitull të ri në jetën e saj.
![]()
. Ndoshta mungesa e Tanit në këtë event kaq të rëndësishëm ishte një ndër arsyet që Vjollca nuk i mbajti dot lotët. Por në fakt ajo kishte menduar një mënyrë shumë origjinale për ta sjellë Tanin aty.
Duket se Ledioni nuk kishte nevojë të blinte spina për këmishën e dhëndërrisë, sepse kishte ato të vjehrit të tij. Në këtë mënyrë, një send nga babi i Sarës, ishte në dorën e Ledionit dhe ajo mund ta prekte dhe ta ndjente gjatë gjithë kohës.
Ndiqeni në minutën e pestë. /Kids’Time/