Motrat Hoxha gjetën mënyrën origjinale për ta patur babain e ndjerë në dasmën e Sarës

Ndonëse ka kaluar gati një muaj nga dasma madhështore e trashëgimtares së “Top Channel”, Sara Hoxha dhe moderatorit Ledion Liço, ajo vazhdon të jetë po njësoj në qendër të vëmendjes.

Në një film prej 30 minutash që Lori ka publikuar ditën e djeshme në YouTube në bie në sy edhe reagimi i nënës së nuses, Vjollca Hoxhës.

Presidentja e “Top Media”, si çdo nënë është përlotur teksa ka përqafuar vajzën e saj, e cila vetëm pak minuta më pas do të niste një kapitull të ri në jetën  e saj.

 

. Ndoshta mungesa e Tanit në këtë event kaq të rëndësishëm ishte një ndër arsyet që Vjollca nuk i mbajti dot lotët. Por në fakt ajo kishte menduar një mënyrë shumë origjinale për ta sjellë Tanin aty.

Duket se Ledioni nuk kishte nevojë të blinte spina për këmishën e dhëndërrisë, sepse kishte ato të vjehrit të tij. Në këtë mënyrë, një send nga babi i Sarës, ishte në dorën e Ledionit dhe ajo mund ta prekte dhe ta ndjente gjatë gjithë kohës.
Ndiqeni në minutën e pestë. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1422 Views