Fëmijët në protestë kundër prindërve: Luani me ne, jo me celularët tuaj

Fëmijët kanë dalë në rrugët e Gjermaniës më parë këtë javë për të protestuar kundër përdorimit të tepruar të telefonavae nga prindërit e tyre.

Fëmijët u bënë thirrje prindërve të tyre të heqin dorë nga celularët dhe ti kushtojnë më shumë vëmendje.

Në protestë dëgjohej zëri i tyre duke kënduar në kor: “Ne jemi këtu, po flasim me zë të lartë sepse ju e keni vëmendjen tek celularët tuaj.”

Protesta u drejtua nga 7-vjeçari Emil.

“Shpresoj se pas protestës prindërit të shpenzojnë më pak kohë në telefonat e tyre,”-tha ai.

Ekspertët mendojnë se varësia e prindërve të smartfonëve mund të çojë në probleme të sjelljes në fëmijët e tyre.

“Luani me mua, jo me smartfonët tuaj,”-ishte slogani i fëmijëve protestues për të gjithë prindërit.

Share With:
Translate »
624 Views