Shtatzënë për herë të tretë, këngëtarja zbulon lajmin me një foto të mrekullueshme
Surprizë! Jessica Simpson postoi në Instagram pak orë më parë lajmin e bukur se është në pritje të fëmijës së tretë.

Është vajzë! Jessica Simpson, 38 vjeç, i ka surprizuar të gjithë fansat vetëm pak orë më parë në Instagram pasi ka zbuluar një lajm të mrekullueshëm. Këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë dhe lajmin e ka bërë publik me dy foto mahnitëse. Ylli i njohur, e cila është martuar me Eric Johnson, 39-vjeçar, ka ndarë me fansat një foto të adhurueshme të dy fëmijëve duke zbuluar edhe gjininë e fëmijës.

Për 4.3 milionë fansat e saj, Simpson shkruan. “Kjo vajzë e vogël do ta bëjë familjen tonë me 5 anëtarë. Jemi shumë të lumtur që po e ndajmë me ju këtë bekim të jetës” – ka shkruar ajo në postim. Dy fëmijët e artistes, Maxwell, 6 vjeç, dhe Ace, 5 vjeç, janë ata që lajmërojnë se së shpejti do të bëhen me motër të vogël.
Lajmi vjen si një surprizë e vërtetë, pasi Jessica kishte thënë më herët se nuk donte të kishte më fëmijë të tjerë. Për Ellen DeGeneres, në maj 2017, ajo tha. “Kam dy fëmijë të mrekullueshëm dhe nuk do të kem të tretë. Janë të dy shumë të ëmbël”.

Fansat e kanë uruar artisten për lajmin e saj të bukur. Pavarësisht spekulimeve se nuk mund të lindte më fëmijë, Jessica dhe familja e saj janë shumë të lumtur për lajmin e madh. Familja po zgjerohet dhe ky është një lajm shumë i mirë.