Elita dhe Gjiko e konfirmuan në mënyrën më të bukur pritjen e ëmbël

Në radhët e martesave të famshme të personazheve VIP shqiptar, ajo mes Elita Rudit dhe Gjikos mund ta themi pa drojë që renditet në top listën e organizimeve madhështore në çdo detaj. Nga moria e të ftuarve VIP, tek dekori, momentet mbrësëlënëse që dhuroi çifti, emocionet e gjithçka tjetër që merr vëmendjen maksimale në kësi rastesh.

Por, nuk mund ta mohojmë! Torta është një nga ato elementët kryesor të një dasme që jo vetëm i vendos vulën mbrëmjes, por shënjon edhe një moment sublim mes çiftit, kur të dy presin bashkarish tortën dhe e provojnë atë sipas traditës që e gjithë jeta e re bashkëshortore t’ju shkojë me ëmbëlsi.

E nëse ju nuk e vutë re ose të paktën nuk i kushtuat rëndësi këtij detaji, ai mund të jetë një konfirmim i mundshëm i shtatzënisë së hamendësuar prej disa kohësh për moderatoren e njohur kosovare Elita Rudi. Sipas Bordo.al, krahët e ëngjëllit në tortën e dasmës së tyre, ndoshta japin sinjalin e një konfirmimi se një ëngjëll do të vijë së shpejti në jetë.

Gjithsesi, gjërat më të sigurta i presim nga vetë çifti në fjalë! Ne vetëm urojmë vërtet që të jetë kështu, që një ëngjëll t’i bashkohet çiftit të sapomartuar dhe ata të jetojnë bashkarisht të lumtur përgjithmonë!

Share With:
Translate »
1595 Views