Fahriye është shtatzënë, por shihni ç’bën Kemali me modelen e njohur

Siç u bë e ditur pak ditë më parë, Burak Ozçivit dhe Fahriye Evçen do të bëhen prindër për herë të parë. Aktorja është dy muajshe shtatzënë dhe lajmi i ka bërë aq të lumtur sa kanë nisur të lotojnë pasi çifti prej muajsh po përpiqeshin të sillnin në jetë një fëmijë. Lajmin fillimisht Burak dhe Fahriye ja dhanë familjarëve të tyre dhe më pas u përhap me shpejtësi në media.

E teksa sytë janë tek Fahriye dhe shtatzënia, modelja e njohur iraniane ka tërhequr vëmendjen duke folur për veprimin që Burak i bëri pak kohë më parë. Mahlagha Jaberi i komentoi Burakut në Instagram dhe Fahriye u revoltua. Burak e hoqi moelen nga lista e ndjekësve dhe madje i bëri bllok.

Tani Jaberi shprehet se komenti i saj ishte thjesht një shprehje simpatie për aktorin dhe nuk kishte asnjë qëllim. Ajo ka thënë se është ofenduar nga veprimi i tij dhe se ai nuk duhet të reagonte në atë mënyrë pasi ajo thjesht e komplimentoi për punën.

Share With:
Translate »
909 Views