Pa filtra e pa make up! Adelina Tahiri filloi ta ndjejë lodhjen prej nëne
Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë, e një vogëlushi të cilin e ka pagëzuar me emrin Jon. Këngëtarja nuk ka nguruar të publikojë imazhe të saj ku tregon linjat e trupit, vetëm dy javë pas lindjes së djalit.
Ndërsa ditën e sotme, Adelina Tahiri është shfaqur ujë e sapun në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar në “Insta Story” një foto ku shfaqet në makinë, pa make up dhe me flokët e mbledhura pas. Edhe përse ka vendosur syzë, sërish mund të dallohen sytë e këngëtares në ngjyrë bojëqielli.
Më herët, Adelina Tahiri e ka pranuar se i ka fryrë buzët sepse nuk i pëlqenin ashtu siç i kishte.
“Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, i kam bërë sepse ashtu mendoja se do të ndihesha më mirë. Por jo se s’më pëlqen buza ime kështu si jam” – është shprehur Adelina Tahiri në emisionin “Your Face Sounds Familiar”.