Aktori seks simbol i Turqisë falenderon fansat për ditëlindje me foton e fëmijërisë

Çagatay Ulusoy është ndër aktorët më të dashur në Shqipëri, falë rolit të tij si Sarp në serialin “Inflituari” apo si Baris në filmin romantik “Delibal”. Aktori festoi ditën e sotme 28-vjetorin e lindjes dhe vendosi të falenderojë fansat me një foto të shkëputur nga fëmijëria ku shfaqet me të ëmën.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mesazhet e ditëlindjes. Ndihem shumë me fat që kam miq si ju. Ju uroj të gjithëve një të ardhme të ndritur dhë të gjitha ëndrrat t’iu bëhen realitet.” – shkruante krahas fotos aktori turk.

Çagatai ndodhet në Los Angeles, ku po diskuton mbi detajet e fundit të projektit të parë ndërkombëtar. Nuk është çudi, që pas disa vitesh, Çagatay Ulusoy të jetë Brad Pitt-i i ardhshëm i “Hollywood”

Share With:
Translate »
870 Views