Një super mama si Ryva Kajtazi, në palestër me vajzën në prehër

Kur je nënë dhe prapë dëshiron të mbetesh në formë, nuk ke zgjidhje tjetër pos vogëlushin apo vogëlushen ta marrësh shpesh edhe në palestër me veten.

Këngëtarja e famshme shqiptare Ryva Kajtazi, që kur u bë nënë ka qenë tejet e disiplinuar me palestrën dhe rezultatet po shihen në fizikun e saj.

Duke ushtruar, Ryva ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shihet duke e mbajtur vajzën në prehër derisa bën ushtrimet e shpinës dhe duarve.

Vajzën në prehër e në anën tjetër duke çuar pesha të Rënda, Ryva sapo na e dha një mësim se kur do, edhe mundesh dhe nuk ka arsyetim për të mos shkuar në palestër.

Share With:
Translate »
614 Views