E motra feston ditëlindjen, Eni Koçi i bën dedikimin emocionues

Ditën e sotme këngëtarja e dashur për publikun, Greta Koçi feston ditëlindjen. Këngëtarja mbush 27 vjeç dhe thuajse gjysmën e moshës e ka kaluar në skenë.

Në këtë ditë të veçantë për të, urimin më të bukur ja ka bërë e motra Eni, e cila ka zgjedhur ta surprizojë publikisht nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ku me anë të fjalëve i tregon rëndësinë e madhe që ka për të.

“Dashuria ime e madhe feston sot ditëlindjen. Edhe 100 vite të lumtura plot shëndet, gëzim dhe sukses. Ti meriton çdo të mirë të kësaj bote. Për ata që të njohin e dinë se sa njeri i veçantë dhe sa zemër të madhe që ke, e për ata që nuk të njohin personalisht të duan shumë për muzikën dhe mirësinë që përcjell. Edhe 100 dashuria ime”,- shkruan Eni.

Greta dhe Eni janë dy motra shumë të njohura për publikun shqiptar dhe së bashku kanë sjellë disa bashkëpunime të suksesshme si, “S’jam jetime” apo “Me mu”.

Share With:
Translate »
2368 Views