Ka bërë ndërhyrje apo jo, Liberta publikon foto nga adoleshenca
E bukur atëherë dhe e bukur tani, ajo pak ka ndryshuar me kalimin e viteve.
Moderatorja e famshme e emisionit Prive në Klan Kosova, mbushi 33 vjet në fillim të këtij viti derisa këtë të mërkure, ajo ka vendosur që nga arkivat e saj, të publikojë një fotografi të vjetër.
Bëhet fjalë për një imazh të 16 viteve më parë, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçare dhe ende shumë e re.
Vitet mund të kenë kaluar por Liberta Spahiu nuk ka ndryshuar aspak. Kjo fotografi është dëshmia më e mirë që moderatorja nuk ka pasur ndërhyrje estetike në fytyrën e saj dhe ka ruajtur origjinalitetin.