‘Engjëlli i babit u largua’, ndahet nga jeta Leo tifozi i vogël i Partizanit
Një lajm i hidhur ka prekur zemrat e të gjithëve mëngjesin e sotëm.
Mësohet se është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme tifozi i vogël i Partizanit, Leo Cara.
Vogëlushi nuk ka mundur të mposhtë sëmundjen e tij të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Leo i vogël nuk mungonte asnjëherë në stadium sa herë luante skuadra e tij e zemrës, Partizani.
Babai i Leos, Dashi Cara ka dhënë lajmin e hidhur për djalin e tij.
“Engjelli i babit u largua nga jeta. Gjithmonë i pazëvendësueshëm do jesh o Leo i babit.
U prefsh në paqe Leo. Do të kujtoj gjithmonë sa të kem fryme.”, shkruan babai i vogëlushit.