U shtir sikur ishte shtatzënë për të mos u ndarë nga bashkëshorti, por plani i saj dështoi në ditën e lindjes

Antonela Milena Padilla, një kolumbiane 37-vjeçare u shtir për 9 muaj se ishte shtatzënë, në mënyrë që bashkëshorti i saj të mos e braktiste. Kolumbiania mbante një jastëk në bark dhe teksa muajt kalonin, ajo e mbushte jastëkun me lecka. Bashkëshorti i saj nuk e kishte shoqëruar kurrë te doktori kur bënte ekot, por e priste jashtë spitalit, kështu që ajo e kishte pasur më të lehtë planin e saj.

Shtëpia në Barranquilla (Kolumbinë e Veriut), ku Antonela jetonte me bashkëshortin

Antonela kishte printuar një eko nga interneti për t`ia treguar familjes dhe miqve dhe askush nuk kishte dyshuar për faktin që ajo nuk ishte shtatzënë, madje bashkëshorti ishte shumë i lumtur qe po afronte dita e lindjes. Ajo inskenoi një rrëmbim në ditën e lindjes, por planet e saj nuk shkuan ashtu siç i kishte parashikuar.

Antonela doli nga shtëpia në orën 10:00 paradite për të shkuar në klinikë, por më pas tha se e kishin rrëmbyer me një furgon të kuq dhe e kishin droguar. Gruaja ka telefonuar familjen dhe u tha se një bandë e kishte rrëmbyer dhe ia kishte nxjerrë fëmijën nga barku dhe ia morën për t`i shitur organet. Ajo tregoi se u zgjua në orën 7 pasdite, jashtë një supermarketi dhe vuri re se fëmija nuk ishte më në barkun e saj.

Të shqetësuar për shëndetin e gruas, familjarët e çuan në një spital kundër dëshirës së saj dhe mjekët sapo dëgjuan historinë thirrën policinë. Por dyshimet e policisë nisën kur mjekët vunë re se ajo nuk kishte asnjë shenjë prerjeje në barkun e saj. Më pas analizat e gjakut treguan se ajo nuk kishte qenë shtatzënë dhe se nuk u gjet asnjë gjurmë droge në gjakun e saj.

Megjithatë, gruaja vazhdonte të këmbëngulte se nuk po gënjente. Ajo u largua nga spitali në orën 3 të mëngjesit të ditës së dielë, dy orë pasi përgjigja e testit konfirmoi që ajo nuk kishte qenë shtatzënë dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Share With:
Translate »
809 Views