Çifti i famshëm shihen për herë të parë me vajzën e porsalindur

Rachel Weisz dhe Daniel Craig janë parë jashtë me vajzën e porsalindur, për herë të parë.

Prindërit krenarë shkuan në New York, pasi mirëpritën vajzën në fillim të muajit.

Agjenti 007 dukej i thjeshtë në xhinse dhe një bluzë gri, ndërsa mbante vajzën, kurse Rachel gjithashtu kishte zgjedhur të mos binte në sy me një xhaketë të gjatë dhe syze.

Ajo ishte e tëra e buzëqeshur, ndërsa hynte në ndërtesë.

Aktorja 48-vjeçare dhe bashkëshorti i saj njoftuan shtatzëninë në muajin prill gjatë një intervistë për “New York Times”.

  

Share With:
Translate »
846 Views