3 shenjat e ankthit që duhet të keni parasysh në qoftë se fëmija juaj po kalon një periudhë jo të mirë
Të gjithë prindërit duan vetëm më të mirën për fëmijët e tyre. Duan që ata të jenë të shëndetshëm, të fortë, kuriozë dhe të kenë çdo karakteristikë pozitive që ekziston. Por çfarë bëni ju si prind kur dyshoni se fëmija juaj mund të ketë reagime irracionale dhe përgjigje të cuditshme, ose kur mendoni se ai mund të jetë duke përjetuar një gjëndje ankthi? Dhe jo vetëm një gjëndje normale të ankthit (p.sh një lëkundje humori përpara fillimit të shkollës), por dicka më tepër. Dr. Kirsten Cullen Sharma, një psikolog dhe neuropsikiolog nga Nju Jork ka dhënë disa udhëzime se si mund të kuptojmë nqs fëmijët janë duke kaluar një moment delikat:
1.Flasin për ngjarje negative: Nqs vini re që shpesh herë ndihet sikur nuk i bëjnë detyrat, lojrat etj aq mirë sa duhet. Ankohen, flasin në një mënyrë negative për shkollën, shokët apo ngjarjet që ndodhin,këto mund ti ulin autostimën dhe ndikojnë në një gjëndje stresante.
2.Janë tërë kohës të shqetësuar: Ankthi gjithashtu paraqitet në forma të ndryshme. Mënyrat e zakonshme që shfaqet ankthi janë sjellja, shqetësimet, vetë dyshimi, frika e tepruar dhe ankthi” Shikoni llojet e gjërave për të cilat shqetësohen, dhe ashpërsinë e këtyre shqetësimeve. A po shmangin aktivitete të caktuara shkollore, sepse ata janë të shqetësuar për diçka që po ndodh? Ose a shqetësohen për atë që fëmijët e tjerë mund të mendojnë? Mbani mend se është e shëndetshme të shqetësohen për disa gjëra, prandaj duhet të përdorni gjykimin e drejtë jo të tepruar. Në shumë raste, ndjenja e ankthit ose e nervozizmit është normale.
3.Nuk flenë mjaftueshëm: Reflektoni për të parë nëse fëmijës nuk i pëlqen ose shqetësohet për situata kur ata janë larg nga prindërit e tyre. Ka shumë gjëra që mund të bëni në këtë rast, megjithëse mundësitë e trajtimit varen nga mosha. Një zgjidhje mund të jetë të merrni shokët në shtëpi disa herë në javë . Në këtë mënyrë ata nuk do të kenë mundësi të mendojnë për mungesën e prindërit për shumë gjatë.