“Martesa për para”, vendi ku vajzat 5-vjeçare shiten për të hequr borxhet e prindërve

Vajza të moshës deri në pesë vjeç janë duke u shitur për të zgjidhur borxhin e prindërve të tyre si pjesë e një tradite të njohur si ‘martesa e parave’.

Në fshatin e përgjumur, Becheve, Nigeri, në hijen e maleve Obudu, një traditë e lashtë vazhdon. Kjo traditë thuhet se dënon vajzat e reja në një jetë skllavërie dhe shfrytëzimi seksual.

Vajzat e reja deri në pesë-vjeç, në jug të Nigerisë vazhdojnë ende të shiten për të zgjidhur borxhin e prindërve të tyre si pjesë e një tradite të njohur si “martesa e parave”.

5-vjeçarja, e quajtur Miracle, u martua për para disa javë më parë. Tani jeton me misionarët që thonë se ajo është dëshmi e gjallë që martesat e parave janë reale.

Ajo u ble për të zëvendësuar motrën e saj të ndjerë- e cila ishte vetë një grua zëvendësuese që nuk pati mundësinë të kishte një fëmijë me pronarin e saj të ri.

Një tjetër vajzë e re, Rose Inyite, qëlloi me fat pasi ajo u shpëtua nëntë vite më parë.

Rose tregon:

Unë isha rreth 10 vjeç kur më dhanë. Babai im vdiq kur isha shtatë vjeç. Në moshën 10-vjeçare ata më shitën.”
Edhe pse kjo traditë vazhdon të praktikohet, Onomatopee Sunday Ichile, një udhëheqës i komunitetit, tha se praktika në fakt është e ndaluar.

Ai u shpreh:

Ekzistonte si traditë, por u ndalua rreth viteve ’90. Situata nuk është ashtu siç thuhet, nuk është njërëzit dalin në rrugë dhe thërrasin: hey jam duke kërkuar për një grua që ta marr për nuse. Kjo gjë ndodh (shitja e vajzave) për të paguar borxhe, siç mund të jetë rasti i ndonjë të sëmuri që kërkon kurim apo edhe ndodnjë gjobe.”

Share With:
Translate »
732 Views